Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në seancën plenare nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se tashmë asgjë nuk i bashkon pasi marrëveshja e 18 majit u prish në 25 qershor.
Gjithashtu Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit për deklaratën e këtij të fundit se marrëveshja PS-PD është një degë e brishtë ulliri paqeje.
“Unë jam ai që jam, ti je ai që je. Me të mirat dhe gabimet e mia, unë besoj tek demokracia dhe tek e ardhmja e Shqipërisë në BE. Ndaj unë dhe partia ime punuam që të fusnim vendin në NATO, ndërtuam Rrugën e Kombit. Ju punuat kundër Shqipërisë në NATO, duke punuar deri në shfaqje të neveritshme Alla Griselda. Ti bërë sa munde për të penguar sa munde bllokimin e Shqipërisë për marrjen e statusit duke bllokuar tre ligjet. Asgjë nuk na bashkon. Ti beson se populli është bagëti dhe kriminelet i liron nga burgu. Unë besoj se shqiptarët meritojnë debate të sinqerta. Unë e di që shqiptarët ikin prej fajit tënd nga vendi. Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh. Ajo që tund ti është një degë e tharë kanabisi”, ka thënë Basha, shkruan gazeta Shekulli.