Njësiti i hetimeve ka arrestuar një të dyshuar mbrëmjen e djeshme në Ferizaj nën dyshimin se i ka kërkuar tre mijë euro një femre ose në të kundërtën do t’i publikojë një incizim të viktimës për ta njollosur imazhin e saj.
I dyshuari sipas Policisë është arrestuar nga njësiti policor në flagrancë, pasi i ka pranuar paratë.
Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes.