Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
“Minisri Sefaj në këtë takim njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë”, shkruan në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sefaj e ka falënderuar ambasadorin Delaëie për përkrahjen që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ka kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, përcjellë Klan Kosova.
Ndërsa ambasadori Delawie e ka uruar ministrin Sefaj për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ka vlerësuar se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.
Ai e ka ofruar përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.