Me krijimin e qeverisë, Veseli përmbushi menjëherë tri premtime nga turi i dëgjimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur t’i përmbushë premtimet fillestare të bëra gjatë turit të tij të dëgjimit para fushatës zgjedhore, ku kishte vendosur disa prioritete qeverisëse për qeverinë e re.

Veseli kishte takuar shumë organizata dhe kompani për inovacion dhe teknologji informative, të cilëve u kishte premtuar trajtim, kushte dhe mbështetje të veçantë nga shteti.

Gjatë bashkëbisedimeve me të rinj dhe ekspertë, Veseli kishte premtuar mbështetje për ndërmarrësit e rinj.

Për t’i përmbushur këto dy zotime, me iniciativë të Veselit është krijuar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ka vendosur që PDK-ja të qeverisë me të, e cila pritet të mbështesë të rinjtë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Një premtim tjetër parazgjedhor i kreut të PDK-së ishte se Ministria e Kulturës do të zhvendoset në qytetin e Prizrenit.

Përveç vendimit për ta zhvendosur Ministrinë e Kulturës në Prizren, ai edhe ministrin e këtij dikasteri qeveritar e ka emëruar të Komunës së Prizrenit, duke përmbushur kështu edhe njërin prej premtimeve të tij kryesore për qytetarët e Prizrenit.

Kryetari i PDK-së po ashtu në vazhdimësi ka shfaqur shqetësime edhe për gjendjen në shëndetësi dhe për mungesën e prioriteteve shtetërore për sistemin shëndetësor. Gjatë turit të dëgjimit me mjekë dhe personel shëndetësor, Veseli kishte premtuar vëmendje të posaçme dhe reforma rrënjësore në këtë sektor, i cili që nga paslufta nuk ishte prioritet i qeverive dhe PDK-ja asnjëherë nuk kishte ministër në krye të shëndetësisë.

Për të dëshmuar përkushtimin për sistemin shëndetësor, lideri i PDK-së e ka emëruar në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, i cili ka magjistruar në Harvard të SHBA-së për administratë publike dhe më parë ka qenë shef i kabinetit të kryeparlamentarit Veseli. Ismaili me profesion është edhe psikolog. Mbetet të shihet përkushtimi i ministrave të PDK-së për përmbushjen e premtimeve elektorale të Veselit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme