Policia italiane ka arrestuar këtë të enjte një 43 vjeçar me origjinë nga Shqipëria pasi ai kërcënonte gruan e tij.
Çifti ka dy fëmijë të mitur, por kjo nuk e kishte ndaluar 43 vjeçarin që të kërcënonte gruan se do ta copëtonte me këtë hanxhar të frikshëm.
Edhe vetë efektivët e policisë kur kanë arrestuar shqiptarin kanë shprehur shenja shqetësimi kur kanë parë armën me të cilën 43 vjeçari kërcënonte për vdekje gruan.
Ngjarja ka ndodhur në Reggio Emilia dhe prej disa kohësh shqiptari jetonte i vetëm në shtëpi pasi bashkëshortja kishte lëvizur, e frikësuar se kësaj here do të ishte fundi për të. Në denoncimin e saj, gruaja është shprehur se dhuna fizike e bashkëshortit ndaj saj kishte vite që vijonte, por kësaj here, situata kishte degjeneruar në kërcënime serioze për vrasje.