Një debat i ashpër në rrjetin social ishte ndezur në momentin që nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu kishte kritikuar mënyrën e intervistimit që Adriatik Kelmendi kishte zhvilluar me të parin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Ai momenti kur pyetjet dhe konstatimet e gazetarit jane me te gjata se atij qe po intervistohet!”, kishte shkruar Dardan Sejdiu në Facebook.
I menjëhershëm kishte qenë reagimi i Kelmendit i cili ka treguar se Sejdiu ka kërkuar që të jetë mysafir i këtij emisioni, por se një gjë e tillë është e pamundur, sipas rregullave të emisionit.
“Opa, nuk e kam pritur kurre nje nivel te ketille, por ja qe po ndodhka. Nje goditje bukur e ulet e Dardanit derisa isha ne emision live me shefin e tij. Tash zakonisht nuk i marr fare seriozisht keto, por kur behet fjale per nje person qe ka post te ketille publik dhe kur ka nje “histori” per shkakun qe e paska nxitur kete reagim te ulet, ja po e bej publike edhe arsyen e vertete: Dardan Sejdiu ka kohe qe po kerkon qe te vije ne interviste vetem ne Rubikon. Une ndonese e cmoj, pergjigjen ia kam kthyer njesoj: “Per 12 vjet te Rubikonit, asnjehere nuk kam thirre nje nenkryetar ne interviste vetem ne Rubikon. Mund te vish gjithmone ne debate me te tjeret, ose nese behesh kryetar”. Dardanit nuk i ka pelqyer kjo pergjigje e vazhdueshme imja. Ka vazhduar te insistoje edhe pas intervistes se Ismet Beqirit qe te vije ne Rubikon vetem. Ekzistojne deshmi te shkruara per kete. Ka bere presion te zyrtaret per media ne LVV qe ai duhet te jete ne Rubikon.Ka kerkuar edhe nga Shpendi qe te jete Dardani ne vend te tij.Sic po e shihni, nuk ia ka mbushur mendjen as subjektit te tij politik se ai duhet te jete ne emision. Dhe si rrjedhoje sonte ishte kryetari i Prishtines, Shpend Ahmeti.Porosia per Dardanin: Mos e merr ngat zemres se je i ri ne politike, ke kohe!”, shkruan Kelmendi në Facebook”, ishte kundërpërgjigjur udhëheqësi i emisionit, Adriatik Kelmendi.
Megjithatë, ende pa kaluar një vit duket se udhëheqësi i njohur, ka ndërruar mendje. Sipas njoftimit të publikuar në mediumin ku shfaqet intervista e tij, ai ka ftuar Dardan Sejdiun në intervistë, të vetëm në studio.Dhe kjo, sipas asaj që ka shkruar Kelmendi, ndodh për herë të parë në një emision që transmetohet më shumë se një dekadë./Sakte.net