Mbeten në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë anëtarëve të VV-së të dyshuar për terrorizëm

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lenë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë personave të dyshuar për terrorizëm.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës kundër aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 01.09.2016.

Sipas këtij aktvendimi, të pandehurve A.A., E.H.,dhe A. D., iu është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa të pandehurve F.K., P.A., dhe A.B., ajo e arrestit shtëpiak.

“Të gjithë këta persona po dyshohen nga ana e Prokurorisë se kanë kryer veprën penale “kryerje e veprës terroriste” nga neni 136 lidhur me nenin 135, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa i pandehuri A.D, edhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve…”, parashikuar sipas nenit 374 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Po ashtu, kjo gjykatë gjen se masat e tjera të parashikuara me ligj janë të pamjaftueshëm për sigurinë e prezencës së të pandehurve dhe rrjedhën normale të procedurës penale.

Policia e Kosovës, në një aksion të zhvilluar më 30 gusht, ka arrestuar Adea Batushën, Astrit Deharin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin, Petrit Ademin dhe zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqin, si të dyshuar për sulm ndaj ndërtesë së Kuvendit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme