Ndërtimi i shtratit të Lumëbardhit në Prizren kontraktohet për 1 milion euro

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e shtratit të lumit “Lumëbardhi”, që buxhetit lokal e qendror pritet t’i kushtojë më shumë se 1 milion euro. Vlera e parashikuar e kontratës nga ana e Komunës për këtë aktivitet të prokurimit ka qenë 3 milionë euro, por operatori ekonomik NPN “Çlirimi” është shpallur fitues me tenderin në vlerë prej 1 milion e 68 mijë eurove. Lënda e kontratës është “rregullimi i shtratit të Lumëbardhit, i cili kalon mes përmes qytetit të Prizrenit”.

“Esenca e projektit është ndërtimi i shtratit të lumit, gypi i kanalizimit në anën e pjesës së vjetër të qytetit, anësoret kanë me u rinovu, pendat kanë me u ba, kaskadat. Pra ky është përshkrimi i projektit në pika të trasha”, ka deklaruar Badallaj./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme