Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë se LSDM-ja po propozon Ligjin për gjuhët me qëllim që të fsheh punën e zv/kryeministrit Ko¬ço Angjushev dhe mashtrimin prej 6 milionë euro që ka bërë ministri për investime të huaja Ramiz Merko me ndriçimin publik, përmes kompanisë “Siti llajf”, kompani e cila sipas Milloshoskit nuk i ka plotësuar kushtet për të fituar këtë tender.
“Me atë që them se Ramiz Merko nga pozita e kryetarit të Komunës e ka keqpërdorur tenderin nga gjashtë milionë euro dhe i ka dëmtuar resurset e shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve nga Struga, nuk do të thotë se unë i kam akuzuar të gjithë shqiptarët. Nevoja e një shqiptari që të bëjë marrëveshje të dëmshme me kompaninë “Siti llajf” nuk ju bën dobi qytetarëve”, tha Milloshovski.