Tahiri: Banorët e veriut së shpejti me pasaporta të Kosovës

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar sot se është arritur progres në proceset për vendosjen dhe konsolidimin e institucioneve shtetërore në veri të vendit në shumë fusha të rëndësishme.

Tahiri thënë se jemi duke bërë përgatitje intensive për rrumbullakimin e këtij procesi. Tahiri ka potencuar se si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vendos sistemin unitar shtetëror të drejtësisë në veri të vendit të munguar për shumë vite, po ashtu rreth 23 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale do të nisin veprimtarinë si dhe Zyrat e regjistrit civil dhe zyrat e gjendjes civile do të fillojnë punën për të pajisur qytetarët dokumentet e shtetësisë së Kosovës dhe të gjendjes civile edhe në komunat veriore.

Ministria për Dialog, Edita Tahiri ka vlerësuar se konsolidimi i institucioneve qendrore në veri të vendit të sfiduara që nga paslufta ka rëndësi vitale për shtetin e Kosovës sepse me këto procese po konsolidojmë dhe forcojmë sovranitetin shtetëror në këtë pjesë të vendit për të cilën Qeveria e Kosovës është e përkushtuar dhe e vendosur plotësisht. Ministrja për Dialog është duke e koordinuar procesin e realizimit të këtij procesi dhe përgatitjet po bëhen së bashku me gjithë institucionet kompetente si dhe dinamikat janë duke u zhvilluar në pajtim me planet për veprim, duke paralajmëruar se jemi në fazën finale dhe procesi po shkon drejt finalizimit.

Ministrja Tahiri bëri me dije se, sipas Marrëveshjes së Brukselit, 23 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale, do të nisin veprimtarinë në veri të vendit shumë shpejt. Ndërkaq, procesi i integrimit të personave nga procesi i shuarjes së të ashtuquajturës “Mbrojtje civile” ka përfunduar. Kontingjenti i fundit prej 50 personave kanë nënshkruar kontratat e punës me institucionet që i kanë integruar ata gjatë këtij muaji, në pajtim me Ligjet e Kosovës ashtu siç e përcakton marrëveshja e Brukselit. Më herët, në janar të këtij viti janë integruar 328 persona ndërsa në tetor të vitit të kaluar janë integruar 105 persona. Integrimi i këtyre personave në sistemin e Kosovës, të cilët nënshkruan kontratat e punës me institucionet e Kosovës, është një zhvillim i rëndësishëm në kuadër të objektivave të Qeverisë së Kosovës për konsolidimin e sovranitetit dhe normalizimit të gjendjes në pjesën veriore të vendit dhe integrimin e serbëve të kësaj pjese jetën publike dhe shoqërore.

Në fushën e drejtësisë, sipas Marrëveshjes së Brukselit, do të vendoset një gjykatë themelore që do të veproj për shtatë komunat ashtu siç përcaktohet me Ligjin për gjykatat themelore të Republikës së Kosovës si dhe një zyrë prokurorie në bazë të ligjit përkatës, ndërkohë që procesi i rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe stafit administrativ është në fazën finale dhe po realizohet nga institucionet kompetente për fushën e drejtësisë në koordinim me Ministren e Dialogut. Vendosja e sistemit unitar të drejtësisë edhe në veri të vendit ka rëndësi strategjike për konsolidimin e sovranitetit shtetëror dhe të drejtësisë për gjithë qytetarët sepse një gjë e tillë ka munguar dhe Dialogu i Brukselit po tregohet një instrument i rëndësishëm që po ndihmon Kosovën dhe qytetarët e saj për forcimin e sovranitetit shtetëror në çdo cep të vendit, ku roli i BE-së, SHBA-ve, Gjermanisë është vendimtar, theksoi Tahiri.

Një tjetër proces i rëndësishëm që po e zhvillojmë është procesi i vendosjes së Zyrave të Regjistrit Civil dhe Zyrave të Gjendjes Civile në katër komunat veriore, të cilat së shpejti do të fillojnë t’i pajisin qytetarët e këtyre komunave me dokumentet e shtetësisë, lejet e njoftimit dhe pasaportat e shtetit të Kosovës, pastaj patentë shoferët, certifikatat e lindjes si dhe me të gjitha dokumentet tjera të gjendjes civile. Ministrja e Dialogut së bashku me institucionet kompetente janë të angazhuara plotësisht në realizimin dhe vënien në funksion të këtyre institucioneve në dobi të qytetarëve, të cilët kanë rritur kërkesat për të marrë dokumentet shtetërore të Republikës së Kosovës, ka bërë me dije ministrja Tahiri.

Ajo ka siguruar opinion publik se në vazhdimësi të njoftohen për punë rreth këtij procesi deri në përfundimin e suksesshëm që do të ndodh shumë shpejt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme