Por, një ditë pasi Kryeministri Haradinaj tha se demarkacioni nuk është kushti kryesor për vizat, nga kjo zyrë e kanë radhitur përsëri demarkacionin si kushtin kryesor e më pas edhe luftën kundër korrupsionit, si kritere për lëvizjen e lirë.
Madje në përgjigjet për Express, në këtë zyrë thonë se demarkacioni duhet të miratohet menjëherë.
Gjithashtu, theksojnë se kushtet për liberalizimin e vizave janë përgjegjësi edhe për partitë në pushtet edhe për ato në opozitë.
“Siç thuhet në propozimin legjislativ të majit 2016 të KE-së të, ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave.
Përderisa ne i njohim përpjekjet që ka bërë Kosova, tani është thelbësore që Kosova t’i kryej punët rreth kushteve të mbetura për liberalizimin e vizave duke ecur përpara me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit dhe duke shtuar përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne konsiderojmë përgjegjësi të përbashkët të qeverisë dhe të opozitës përmbushjen e kushteve të mbetura për liberalizimin e vizave” thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.