Vjedhin rreth 19 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj, policia arreston dy persona

Përmes një komunikatë për media, Policia e Kosovës tregon se ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj. Vepra penale cilësohet si “vjedhje e rëndë”, pasi dy të dyshuarit thuhet se kanë vjedhur një shumë prej 18 mijë e 800 euro.

 

Rasti ka ndodhur me 22 shtator, rreth orës 05:30 minuta në fshatin Rakaj, ku të dyshuarit, V.Sh (29-vjeçar) dhe B.L. (28-vjeçar) kanë hyrë me forcë në objektin e shtëpisë së viktimës B.I. dhe kanë vjedhur kasafortën e metaltë në të cilën gjendeshin rreth 19 mijë euro para të gatshme, e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Express.

“Hetuesit policor tek të dyshuarit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar kasafortën si dhe paratë në shumë prej 18.800 euro”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme