Zyrtarët e Kalifornisë kanë paralajmëruar për rrëmujë të mundshme në lëvizje gjatë fundjavës pasi një nga vendkalimet më të mëdha kufitare do mbyllet për ndërtim.
Hyrja e Porto San Ysidro, në mes të San Diego në Kaliforni dhe Tijuana në Meksikë do mbyllët për udhëtarët në jug për 57 orë.
Projekti i zgjerimit që ka kosto 741 milionë dollarë do shkaktojë rrëmujë në trafik deri në fund të 2019.
Qeveria e San Diego e ka ndërmarrë këtë projekt pasi do ketë rritje 87% të trafikut të automjeteve deri në vitin 2030.