Kurti: Qeverisjet e mëparshme në Gjilan e kanë trashur pushtetin dhe e kanë rrudhur komunën

Në ditën e tretë të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit, në kryeqendrën e Anamoravës, Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje krahas prezantimit të kandidatëve pë Kuvend Komunal të kësaj ane, ka bërë edhe shpalosjen e Alternativës Qeverisëse për Gjilanin.

Deputeti Albin Kurti, ishte ndër përfaqësuesit që iu drejtua gjilanasve. Para tyre, ai tha se Gjilani është djep i veprimtarëve të ndryshëm kombëtar dhe për këtë meriton një kryetar si Sami Kurteshi.

Duke i potencuar vlerat e kandidatit të Vetëvendosjes, Kurti nuk la pa e thumbuar edhe u qeverisjen aktuale të Gjilanit, qeverisje kjo që e ka trashur pushtetin dhe ka rrudhur komunen.

“Në Gjilan është trashur pushteti dhe është rrudhur komuna. Në Gjilan kemi decentralizim të territorit mbi baza etnike dhe centralizim të parasë mbi baza klanore. Me fitoren e VETËVENDOSJE!-s, Gjilani do të ketë decentralizim mbi baza qytetare dhe subvencionim mbi baza prodhuese. Sami quhet ndryshimi, Sami quhet zhvillimi, Sami quhet përparimi, Sami quhet bashkimi”, tha ndër të tjera Kurti në Gjilan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme