Ishte Daçiq ai që ditë më parë e akuzoi Pacollin se po gënjen me deklaratat e tij se Kosova i ka votat për anëtarësim në UNESCO.
Pacolli dhe Daçiq janë takuar gjatë qëndrimit në Njo Jork, dhe ministri kosovar e ka pyetur Daçiqin pse i ka bërë ato deklarime, transmeton lajmi.net
“Në selinë e Kombeve të Bashkuara u takuam me ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ai më pyeti se pse thashë se po gënjen”, deklaroi Daçiq.
Ministri i jashtëm serb gjithashtu ka deklaruar se zyrtarët e Kosovës po japin të dhëna jo të sakta për njohjet, duke e marrë shembullin e Republikës së Mauritiusit.
“Përfaqësuesit e Kosovës për shkak të arsyeve të tyre të brendshme politike japin të dhëna jo të sakta. Siç është rasti me të dhënat se Mauritania e ka njohur Kosovën. Menjëherë i kam thirrur përfaqësuesit e qeevrisë së Mauritanisë, me të cilët kam marrëdhënie të mira. Serbia e mbështet Mauritaninë në rastin e integritetit territorial dhe i është bashkuar në deklarimet e tyre dhe rezolutat e OKB-së. Në bisedë më kanë thënë që nuk kanë ndryshim të qëndrimit”, shtoi ministri serb, përcjellë lajmi.net.
Ai gjithashtu foli edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke deklaruar se Kosova nuk do ta mposht Serbinë në asamblenë e përgjithshme, nëse veç vendos të aplikojë.
“Me sigurinë e plotë mund të them, edhe pse nuk e di nëse do të aplikojnë, se Kosova nuk do ta mposht Serbinë në asamblenë gjenerale të Unescos në nëntor”, përfundoi Ivica Daçiq.
Ndryshe, qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim zyrtar nëse do të aplikohet për anëtarësim në UNESCO këtë vit. /Lajmi.net/