Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në Stratfort, Londër , pasi një grup i meshkujve kanë spërkatur njerëzit me substancë të dëmshme, e cila besohet se është acid.
Policia metropolitane ka njoftuar se deri tani është arrestuar vetëm një mashkull, transmeton Koha.net.
Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka marrë personat e lënduar.
Autoritetet thonë se incidenti nuk lidhet me terror.