“Sot kandidatja e LSDM-së për Komunën e Haraçinës nuk e pa të arsyeshme të merr pjesë në debat. Megjithatë, kjo ishte pak e rëndësishme meqë aty ishte kandidati i BDI-së: LSDM dhe BDI janë dy numra, një parti!”, ka shkruar në rrjetin e tij social kandidati për komunen e Haraçinës së Lëvizjes BESA, Ali Isamili pas ikjes nga debati të kandidates shqiptare nga radhët e LSDM – së Melikije Halimi.
Përndryshe, në të gjitha sondazhet e deritanishme, Ismaili dhe Halimi janë në garë të ngushtë për kreun e komunës së Haraçinës./Sakte.net