Arsyet e mos mbajtjes së kësaj seance kanë qenë mungesa e pesë të akuzuarve, Dardan Geci, Myrvete Lushtaku, Skender Tahiri, Rexhep Xhota dhe Bajram Dibrani.
Kryetari i trupit gjykues, Shasivar Hoti, pyeti të pandehurit nëse janë të pajisur me shkresat e lëndës, me ç’rast disa nga ta deklaruan se nuk kanë pranuar asnjë shkresë nga prokuroria.
Prokurori i EULEX-it, Romule Mateus tha se ka bërë gati të gjitha provat për mbrojtjen që një vit dhe ato shkresa janë në zyrën e tij dhe tha se po pret që të akuzuarit të shkojnë t’i marrin.
Ndërkohë, gjyqtari Hoti, në mungesë të kushteve ligjore, e ka shtyrë seancën për 7 nëntor 2017, nga ora 09:30.
Prokurori i EULEX-it, Romelu Matues, kishte ngritur aktakuzë ndaj Sami Lishtakut dhe të tjerëve më 17 nëntor 2016, të cilët i ngarkon me disa vepra penale e që lidhen me arratisjen e Lushtakut dhe të tjerëve nga QKUK.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”.
Për arratisjen nga QKUK, akuzohen edhe Sahit Jashari e Ismet Haxha.
Për veprën penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal akuzohen edhe Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjakum Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani.
Mërgim Lushtaku,Dardan Geci dhe Mervete Hasani Lushtaku, akuzohen për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria.
Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale si dhe lirim i jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.
Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, akuzohen për veprën penale pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësimin gjatë procedurës penale në bashkëkryerje.
Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka dhe Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjoka e Shatri, gjithashtu akuzohen edhe për falsifikim të dokumenteve dhe lehtësim i arratisjes për personat e privuar nga liria
Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena, akuzohen për lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.