Tetovë, Arifi premton zgjidhjen e problemeve

BDI-ja mbrëmë në Tetovë ka vazhduar fushatën për Zgjedhjet Lokale 2017. Teuta Arifi që kërkon mandatin e dytë për Tetovën tha se gjatë katër viteve të para ka punuar për të zgjidhur problemet mesjetare që ka pasur ky qytet, ndërsa në katër vitet e ardhshme do të punoj në realizimin e të gjitha interesave të qytetarëve. Ndërkohë, kandidati për komunën e Çairit Visar Ganiu shpalosi programin zgjedhor për këtë komunë të quajtur Kontrata 2017-21 në të cilën parashihet përmirësimi i efikasitetit energjetik, rikonstruimi i çerdheve dhe shkollave, shëndetësi e infrastrukturë.

Tetova do të merr kahjen e duhur të zhvillimit por në fillim në këto katër vite kemi punuar për të zgjidhur problemet mesjetare që i ka pasur si qytet që me dekada është vet zhvilluar në kahje të gabuar dhe jo gjithmonë me planifikim paraprak. 20 vite uji ka qenë tema kryesore e fushatave të ndryshme politike, kjo temë me rehatllëkun më të madh tani e kemi fshirë nga lista e premtimeve sepse kjo tani më është një problem i zgjidhur për qytetarët – tha Teuta Arifi, kandidate për Tetovën

Efikasiteti energjetik është një ndër projektet e mëdha ku ne e kemi paraparë. Këtu do të parashihen 141 ndërtesa të cilat duhet të rikonstruohen në të ardhmen, të rikonstruohen dritaret, kulmet dhe fasadat. Këtë e kemi bë me qëllim që në të ardhmen bashkëqytetarët tanë ti ulin shpenzimet sidomos në rrymë apo në ngrohje ku ata paguajnë fatura vërtet shumë të larta – deklaroi Visar Ganiu, kandidat pë Çairin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme