Është arrestuar në Beograd Millosh Stojkoviq, nënkryetar i Komunës së Kllokotit dhe këshilltar i posaçëm i Aleksandër Vullinit për shkak të dhunës në familje.
Bashkëshortja e tij e ka lajmëruar Stojkoviqin në Polici, duke shqiptuar një mas ndalimi për një muaj për t’iu afruar bashkëshortes, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Bashkëshortja i tha policisë se është rrahur nga Stojkoviq, ndërsa lënda u përcoll në prokurorin e Beogradit./Lajmi.net/