David L. Philips, drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia, ka mbajtur ligjëratë para studentëve me temën “Shqyrtimi i Implementimit të Dialogut Kosovë-Serbi”.
Përpos dialogut, ai ka thënë se “Serbia, Kina dhe Rusia kanë ndikuar që Kosova të mos marrë pjesë në INTERPOL”.
Ai ka folur edhe për Mitrovicën e veriut ku ka thënë se serbët duan të kenë qasje në atë pjesë e cila është e Kosovës, njofton Klan Kosova.