Pasagjerët po përballen me vonesa të mëdha në aeroportet anembanë botës, pasi sistemet e kontrollit kompjuterik janë bllokuar të gjitha përnjëherësh.
Udhëtarët kanë raportuar probleme në aeroportin e Londër, në “Charles de Gaulle” në Paris, “Reagan” në Uashington DC, “Changi” në Singapor, si dhe në Johanesburg dhe Cyrih.
Pasagjerët po qëndrojnë në radhe të mëdha pritjeje pas bllokimin në sistemin kompjuterik.
Problemi po prek softuerin “Amadeus Altea” që përdoret nga linjat e shumta ajrore.
Nuk dihet nëse problemi ka ardhur si pasojë e ndonjë gabimi teknik, apo ndonjë sulmi kibernetik.