Thonjtë mund të na japin informacion të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Shpesh anomalitë që shfaqen në thonj kanë si shkak sëmundjetë lëkurës apo infeksionet e ndryshme.
Thonjtë e bardhë
Kryesisht thonjtë e bardhë janë tregues i problemeve me mëlçinë, ndoshta hepatit. Nëse edhe gishtat nuk duken mirë, ky është tjetër tregues i mosfunksionimit të mëlçisë.
Thonjtë e verdhë
Infeksionet fungale janë shkaku tipik i thonjve të verdhë. Edhe pse rrallë, thonjtë e verdhë mund të jenë shenjë e një sëmundje më të të rëndë, të tillë si:
Çrregullim i gjendrës tiroide
Sëmundje e mushkërive
Diabet
Psoriasis
Thonj të zbehtë
Nëse thonjtë duken jashtëzakonisht të zbehtë, kjo është shenjë e një gjenjde të rëndë që mund të lidhet me probleme të tilla si :
Anemi
Probleme me zemrën
Sëmundje të mëlçisë
Thonj me valëzime
Thonjtë me valëzime mund të jenë shenjë e hershme e psoriasis ose artritit inflamator. Në këtë rast lëkura nën thua bëhet e kuqe.
Thonj të kaltër
Thonjtë ngjyrë të kaltër mund të jenë një tregues i mungesës së oksigjenit në trup. Thonjtë në këtë mund të tregojnë për një problem të mushkërive, të tilla si emfizemë.
Thonj të brishtë
Një nga shenjat e çrregullimit të gjendrës tiroide janë edhe thonjtë e brishtë që shpesh çahen. Nëse kjo shoqërohet edhe me një ngjyrë të verdhë, gjendja është ndoshta resultat i një infeksioni fungal.
Vija të errëta nën thua
Vijat e errëta nën thua kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor, sepse shpesh shkaktohen nga melanoma, kancer i lëkurës.
Kafshimi i thonjve
Të hash thonjtë nuk është vetëm një zakon i keq. Nganjëherë ky ves mund të tregojë ankth kronik ose çrregullime të tjera të cilat mund të trajtohen me sukses.