Deputetët e rinj të LDK’së Osmani, Abdixhiku e Selmanaj do të udhëheqin komisione parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar listën e plotë të emrave për kryetarë të komisioneve dhe anëtarëve të tjerë në Kuvend. Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj do të udhëheqin komisionet që i takojnë LDK’së.

 

Armend Zemaj për Gazetën Express ka konfirmuar LDK ka finalizuar përzgjedhjen e emrave për kryetarë dhe anëtarë të tjerë të komisioneve parlamentare.

Vjosa Osmani, e cila mandatin e kaluar ishte lënë krejtësisht anash nga partia e saj, tanimë do të udhëheq Komisionin për Punë të Jashtme. Deputetët e rinj të LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj, do të udhëheqin dy komisionet tjera. Abdixhiku do të jetë kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ndërsa Selmanaj, Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.

Armend Zemaj do të jetë nënkryetar i Komisionit për Inegrime Evropiane, Lirije Kajtazi nënkryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ndërsa Besa Gaxherri, nënkryetare e Komisionit për Bujqësi.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se Daut Haradinaj do të udhëheq Komisionin për Bujqësi si dhe ka dërguar  në Kuvend edhe emrat e dy nënkryetarëve të komisioneve.

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka thënë Gazetës Express se janë dërguar dje propozimet për kryetarë të Komisioneve, por nuk ka treguar emrat e tyre,

PDK-ja do të udhëheq Komisionin për Zhvillim Ekonomik, komisionin për Administratë Publike dhe për Integrime Evropiane.

Vetëvendosje, si subjekti më i madh parlamentar do të udhëheq, katër komisione. Partia e Visar Ymerit të kryesojë në komisionet për Legjislacion, Arsim, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe atë për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Nisma ka dërguar emrin e kryetarit të komisionit dhe të anëtarëve të tjerë të hënën, në afatin e caktuar të dërgimit të propozimeve.

Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se nuk do të mbajnë mbledhje deri në kompletimin e kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve. Sot u bë e ditur se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën gjatë mbrëmjes së sotme, në orën 21:00. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme