Zbulohet një shpellë në Kaçanik

Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, ka njoftuar se dje me 28 Shtator 2017 gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë kompania “Bechtel Enka” hasi në një shpellë.

“OMMGJ kërkon me urgjencë që punimet të ndërpriten deri në sqarimin e situatës dhe marrjes së mendimit nga profesionistët e kësaj lëmie. Ne konsiderojmë se kjo shpellë mund të ketë rëndësi potenciale në shumë sfera si dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon andaj kërkojmë që të punohet me profesionalizëm”, thuhet tutje në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme