Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se më 23 shtator një person i gjinisë mashkullore përderisa ishte duke punuar punë ndërtimtarie ka rënë nga skelet. Viktima ka marrur lëndime të rënda trupore dhe pas tretmanit mjekësor në QKU është dërguar për tetrman të mëtutjeshëm në Shqipëri, sipas familjarëve ka ndërruar jetë të hënën.
Rasti është cilësur si vdekje e dyshimtë.
Ky është njoftimi i policisë:
Vushtrri 23.09.2017-09:30. Me datën 03.10.2017 është pranuar informata se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se me datën e cekur, derisa ishte duke punuar punë ndërtimtarie ka rënë nga skelet dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit në QKUK ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Shqipëri dhe sipas familjarëve viktima kishte ndërruar jetë me datën 02.10.2017. Rasti është duke u hetuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.