BESA Zhelinë: Po keqpërdoret pushteti qendror për zgjedhjet lokale

Në vigjilje të fushatës për zgjedhjet lokale jemi dëshmitarë të keqpërdorimit të pushtetit qendror në dobi të kandidadit të BDI-së për Komunën e Zhelinës. Në mes të fushatës, kur kanë ngelur edhe dhjetë ditë deri në zgjedhje, NP “Makedonija Pat” bën intervenim në rrugën regjionale që e lidhë Grupҫinin me Zhelinën.

Ky veprim është një nëncmim i radhës për banorët e Komunës së Zhelinës duke i filluar punimet pas pesëmbëdhjetë viteve në pushtet duke i manipuluar votuesit për qëllime politike. Nëse vërtetë kanë dashur të intervenojnë në këtë rruge, është dashur ta bëjnë ose para zgjedhjeve, ose pas zgjedhjeve.

Apelojmë edhe një here që mos të keqpërdoret pushteti qëndror në favor të kandidatit të BDI-së, por të mundësohet një garë fer dhe transparente.

Lëvizja BESA, Zhelinë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme