Familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra” apelojnë që pika e djeshme e kthesës e cila ngjalli shpresat për rigjykim, mos të përdoret për nevoja të fushatës politike. Bedri Ajdari ua kujtoi familjarëve por edhe opinionit që vendimi ende nuk është shpalosur dhe kjo lë ende shumë për të dëshiruar.
“Meqë jemi në fushatë zgjedhore, do isha lutur që rasti “Monstra” të mos keqpërdoret për përfitime politike pasi kostoja është shumë e madhe. Të jemi të qetë. Fushata ka mënyra të tjera se si bëhet. I dinë ato i kanë programet e tyre, por jo edhe në këtë mënyrë. Si familjar dhe si kryetar i këshillit organizativpër rastin “Monstra” do të apeloj që të mos keqpërdoret.
Faleminderit prej të gjithëve që kanë kontribuar”, deklaroi Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve në rastin “Monstra” Ajdari është i mendimit se gjesti i djeshëm i prokurores Liljana Spasovska është vetëm reagim ligjor i një prokurori i cili e vëren që akuza është e bazuar vetëm në supozime e jo edhe në prova konkrete.
“Ne ende jemi në pritje pasi ky ishte vetëm një hap drejt marrjes së kahjes së kundërt nga ajo e deritanishmja, por ne nuk kemi emocione pasi nuk pati ale fituese apo humbëse. Çështja është vetëm që rasti të merr epilog të drejtë për të cilin po luftojmë për pesë vite.Ne kemi shpresë për një zgjidhje të drejtë dhe të përfundojë në mënyrë ligjore, siç e meriton” , tha më tej Ajdari.
Pyetëm Prokurorinë Speciale se a do ti dorëzojnë materialet e përgjuara që ua kërkoi prokurorja Liljana Spasovska.
“Pyetje e Televizionit Shenja për PSP-në:
“Si do të veproni lidhur me apelin publik të prokurores Liljana Spasovska e cila kërkoi prej të gjithë atyre që posedojnë çfarëdo materiali të përgjuara për rastin “Monstra” që ti dorëzojnë ato në Prokurorinë Themelore. Kjo pasi provat do të shërbejnë për rigjykim eventual”
Përgjigjja e Prokurorisë Speciale:
“Të nderuar. Nuk kemi koment për pyetjen tuaj”
Prokurorja Liljana Spasovska në seancën e djeshme të rastit “Monstra”, e paralajmëroi
kryetarin e Supremes Jovo Vangellovski që nëse ai nuk e pranon kërkesën për rigjykim, ajo do
të parashtrojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë me të cilën përsëri do të vihen argumente
kundër vendimit për dënim me burg të përjetshëm, pa u shoshitur të gjithë faktet. Në rast se
lënda kthehet në rigjykim, ka gjasa që të dënuarit të mbrohen nga liria, por kjo varet nga
vlerësimi i gjykatës penale i cili duhet të tregojë nëse ka rrezik që ndonjëri prej të dënuarve të
ikë nga drejtësia ose ta përsërisë veprën.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/