Korab Sejdiu, aktualisht ka të hyra financiare nga gjashtë burime të ndryshme. Si deputet i ri, e ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Sejdiu ka deklaruar se nga posedimi i aksioneve në shoqëri komerciale ka deklaruar se ka 50 për qind të aksioneve në “Sejdiu & Qerkini” SHPK, shkruan lajmi.net.
Page -dividende nga kompania merr nga “Sejdiu & Qerkini”, shuma vjetore neto e të hyrave ka shënuar se është 40 mijë euro. Si drejtor i Bordit në “KFOS”, shuma neto, ka shënuar se është 590 euro. Si drejtor i Bordit të KEP TRUST merr 1400 euro. Si arbitër (AM CHAM) nga Oda Ekonomike e Kosovës merr 2300 euro. Honorarë nga Swiss School of Economics në Zvicër merr 4,500.00 euro.
Në fund ka shënuar që “Do te marrim kompensim te pagës nga Kuvendin, mirëpo nuk e di sakte shumën me te cilën do te kompensohemi (përafërsisht 1.450 euro ne muaj)”.
Ka shënuar edhe të hyrat e bashkëshortes, të cilat ka thënë se janë të ndryshme dhe vlera e tyre është 11 mijë euro.
Ka paraqitur dy kredi që janë marrë nga ai, por nuk është cekur viti. Njëra kredi e cila është marrë për blerje të banesës me kohëzgjatje për tetë vite është paraqitur në vlerë prej 96 mijë e 404 euro, dhe tjetra e shënuar si kredi shkollore për 30 vite është në vlerë prej 50.
Para të gatshme të mbajtura në Institucionet financiare ka deklaruar se i mbanë në disa banka, shumicën nga to si të përbashkëta. Në emër të fëmijëve ka deklaruar 9 mijë e 654 euro. Të përbashkëta ka deklaruar 106 mijë euro, dhe në emër të prindit ka deklaruar 60 euro.
Ka një veturë ne emrin tij, të tipit BMX X5, në vlerë prej 20 mijë eurove që është blerë në vitin 2015 dhe një tjetër veturë ne emrin e prindit.
Nga pasuria e paluajtshme ka paraqitur një banesë, prejardhja e të cilës ka thënë se është nga kredia, me sipërfaqe prej 167 m2 dhe viti i përfitimit është 2017, ndërsa vlera e banesës është shënuar 170 mijë euro. Po ashtu, në emër të prindit ka paraqitur shtëpi& truall 5 ari në vlerë prej 250 mijë eurove.
Për të parë deklarimin e pasurisë të Korab Sejdiut kliko KËTU