“Grafiti UÇK shqetëson serbët në Kllokot”

Media e Beogradi shkruan sot se ë Kllokot, në vendbanimet serbe, po vazhdojnë provokimet e shqiptarëve ndaj popullatës serbe, transmeton Koha.net .

Sipas portalit “novostionline”, në fshatin Verbovc te Kllokoti i Kosovës, ku jetojnë serbë, ka gdhire grafiti “UÇK welcome Kosova”, që sipas tij, është edhe një provokim në radhën e shumë provokimeve që e shqetësojnë banorët jo shqiptarë.

“Qëllimi është frikësimi i serbëve të kësaj pjese”, konstaton ky portal.

“Kjo është e pakuptimtë, tash e 17 vjet kemi vështirësi këtu” citohet të ketë thënë Srba Rakiq nga Verbovci.

Sipas këtij shkrimi ,Zoran Simiq nga po ky fshat ,mendon se grafitin e kanë shkruar huliganët që kalojnë andejpari dhe se ky është po ashtu provokim i radhës dhe asgjë tjetër.

“Grafiti është bërë për të frikësuar popullin serb, nuk është njësoj, po duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova”, thotë Slobodan Jovanoviq.

Komandanti i stacionit policor të Kllokotit në Kosovë Boban Todoroviq thotë se policia ka bërë shikimin, ka fotografuar grafitin dhe po përpiqet të gjejë autorët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme