Kërkesa e Haradinajt kundër drogës, policia shton kontrollet

Në kuadër të punës policore, gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës, në dy raste të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike, transmeton Indeksonline.

Personi i parë është arrestuar rreth orës 14:30, në një shkollë në Fushë Kosovë, ku të miturit (16 vjeç) i është gjet dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Ndërsa dy persona të tjerë (19 dhe 23 vjeç), janë ndaluar rreth orës 18:00, nga njësitet policore të Lipjanit, derisa të dyshuarit ishin në një automjet (golf 2), duke lëvizur në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Në automjet pas një kontrolle rutinë, policia ka gjet dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre personat e dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot janë iniciuar mbi 240 raste të posedimit të paligjshëm të narkotikëve.

Ditë më parë kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj kishte kërkuar nga policia që të këtë më shumë kontrolle kundër drogës tek të miturit.

Arrestime gjatë 24 orëve të fundit, Policia edhe në rajonet tjera të vendit ka arrestuar të dyshuar të mitur për posedim të drogës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme