Alit Abazi, bartës i listës së kandidatëve të pavarur për zgjedhjet lokale në Kërçovë, i cili u qëllua më 27 shtator, herët në mëngjes ndërroi jetë nga lëndimet e marra në Klinikën për traumatologji, ortopedi, anestezion, reanimacion, mjekim intensiv.
Nga Klinika konfirmuan se edhe krahas të gjitha përpjekjeve të ekipit mjekësor, Abazi mëngjesin e sotëm rreth orës 4 u është nënshtruar lëndimeve.
Abazi së bashku edhe me dy persona u qëllua më 27 shtator në bulevardin “Liria” në qendrën e Kërçovës. Drejt tyre me pistoletë qëlloi kërçovari Abdulla A.
Policia menjëherë pas incidentit e arrestoi sulmuesin, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi masë paraburgim prej 30 ditësh. Sipas informatave të deritanishme, sulmi nuk ka pasur prapavijë politike, por motivi ka qenë mosmarrëveshje të papastruara mes vete për të cilët është zhvilluar procedurë gjyqësore.