Kadeti shqiptar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu ka fituar çmimin “Kadeti më i mirë ndërkombëtarë” në Kolegjin Mbretërorë të Forcave Ajrore në Cranwell të Anglisë. Ambasada angleze në Prishtinë ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është krenare për mbështetjen dhe trajnimin e oficerëve të FSK deri tani. Ambasada më tej ka thënë se suksesi i Fazliut është një arritje e madhe për FSK-në./21Media