Ziadin Sela: Kandidatura e Merkos në Strugë nuk është shqiptare

Aleanca për Shqiptarët tubimin qendror e zhvilloi në Zhitoshë, ku lideri i kësaj partie Ziadin Sela nuk la pa kritikuar BDI-në e cila sipas tij ka dështuar me procesin e decentralizimit, sepse me këtë i ka dëmtuar komunat shqiptare. Sela nga Zhitosha u bëri thirrje të gjitha bashkësive etnike, si boshnjakët, turqit dhe bashkësitë tjera pakicë, që të mbështesin partitë shqiptare, pasi sipas tij me këtë do të përkrahin avancimin e të drejtave të tyre etnike. Sela nuk la pa përmendur edhe 27 prillin, duke thënë se kur u zgjodh kryetari i Kuvendit shqiptar, aty ishte ai e nuk ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Ai tha se nuk shqetësohet nga kandidatura e Ramiz Merkos së BDI-së për Strugën, sepse sipas Selës, kandidatura e Merkos nuk është shqiptare.

“Aspak nuk shqetësohem se pse ka nxjer kandidat BDI-ja atje në Strugë, sepse ai mund të jetë gjithçka veç kandidaturë shqiptarë s’është. Dhe shqiptarët në Strugë do të dinë ta vlerësojnë biri e tyre dhe kandidatin shqiptar”, deklaroi më tej Sela. /SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme