Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një takim me kryetarin e Dhomës Serbe të Tregtisë, Mark Cadez ka mbështetur përgatitjet për pjesëmarrjen e kompanive serbe në panairin i cili do të mbahet në fund të nëntorit në Tiranë.
Në këtë panair pritet të mblidhen rreth 100 kompani serbe dhe shqiptare.
Mediat serbe kanë cituar se Rama ka treguar interes në eliminimin e barrierave në biznes për të mirën e rajonit, transmeton Indeksonline.
Kjo sipas Ramës, do të bëhej përmes zbatimit të Planit të Veprimit për hapësirën rajonale, për të cilën kishin diskutuar kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Si kahje të mirë për biznesin që të zbatohet Plani i Veprimit në hapësirat ekonomike në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni e Kosovë, është shprehur Cadez.
Ai ka thënë se Plani i Veprimit ishte një nga rekomandimet kryesore në sektorin e biznesit në Samitin e Triestes.