Vuçiq ka kërkuar nga Lista Serbe që ta parandalojnë thyerjen e unitetit te serbët, duke shtuar se ata dëshirojnë t’i realizojnë të drejtat kolektive të serbëve në Kosovë.
Ndërësa, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se ky subjekt politik ka marrë mbështetetjen e presidentit serb, para zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ndryshe Rakiq ka vlerësuar lartë rolin e Vuçiqit në përmirësimin e jetës së serbëve në Kosovë.
Zgjedhjet lokale mbahen më 22 tetor. /Lajmi.net/