Arkëtari i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Haki Islami ka marrë me vete mijëra euro të kompanisë dhe nuk i ka dorëzuar të njëjta në institucionet monetare.
Indeksonline ka mësuar se ky rast nuk është lajmëruar në organet e sigurisë (Policinë e Kosovë), pasi drejtuesit e kësaj kompanie këtë problem kanë dashur ta zgjidhin në mënyrë “të qetë”.
Zëdhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka konfirmuar për “Indeksonline” se arkëtari i kësaj kompanie nuk i ka dërguar paratë në bankë.
“Menaxhmenti i KUR”Prishtina” sh.a.ka konstatuar se Arkatari z.Haki Islami nuk i ka dorezuar disa mjete monetare ne Banke dhe menjëherë kemi formuar komision profesional i cili është duke e kryer punën e vet”, thotë ai.
Më tej, Mjeku tregon se është formuar një Komisioni i cili është duke punuar ne regjistrimin dhe verifikimin e dokumentacionit relevant.
“Pas përfundimit te raportit te komisionit do te dalim me konstatime dhe vendime përkatëse sipas Ligjeve ne fuqi. Ju njoftojmë se deri me tash nuk ka mase te suspendimit per z.Haki Islami”, ka thënë ai.