Gjuriq ka pyetur se “ a është i njëjti Behgjet Pacolli që dy javë më herët deklaroi se Kosova i ka votat për UNESCO”.
“Nuk e di se çfarë të them, nuk mund ta komentoj këtë deklaratë. Nëse kthehmi prapa, nja 15 ditë më herët ai tha se Kosova kishte mbështetje për UNESCO. Tani ai pretendon se duhet konsensus me Serbinë”, tha Gjuriq, transmeton lajmi.net
“Tashmë çdo gjë është e qartë për ne, dhe për gjithë botën. Anëtarëesimi i Kosovës në UNESCO është i pamundur, edhe nëse e dëshiron Pacolli apo ndonjë tjetër”, tha ai.
Gjuriq tutje ka kërkuar edhe zbatimin e marëveshjeve të arritura në Bruksel.
“Unë pres që të ketë ndikim aktiv në zbatimin e marrëveshjeve”, shtoi Gjuriq, duke veçuar marrëveshjen e Asociacionit.
Tërheqja e Kosovës nga aplikimi për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol po shihet si dështim diplomatik i Kosovës, dhe fitore e Serbisë. /Lajmi.net/