Forumi i Gruas i Lëvizjes BESA – Tetovë, të udhëhequra nga kryetarja Hatije Etemi realizuan takime me mjeket e njohura në Tetovë, dr.Lejla, specialiste e pergjithshme dhe dr.Gjyzvete.
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe lidhur me kushtet e rënda në të cilat funkcionon spitali i përgjithshëm, klinikat në veçanti. Po ashtu, brengë e posaçme ishte edhe kushtet e rënda në të cilat janë të detyruara të veprojnë specialistët. Mungojnë edhe medikamentet elementare të cilat duhet të blihen nga vetë pacientët, ndërsa për pacientët që kanë nevojë për shërbime emergjente rruga është e parregulluar dhe ballafaqohen me vështirësi të transportimit.
Në këtë takim u diskutua për nevojën dhe domosdoshmërinë që të gjithë bashkë, pa dallime të luftojnë diskriminimin dhe të angazhohen për një jetë më të mirë, kundër së keqes./Sakte.net