Duke u krahasuar me gjeniun si Stephen Hawking dhe Albert Einstein nuk është diçka që ndodh me një person mesatar.
Pra, kur themi se Sabrina Gonzalez Pasterski është larg njeriut mesatar, ne e kuptojmë atë, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
Në moshën 23-vjeçare, Paterski ka realizuar çështje që lidhen me shkencën më shumë se shumica prej nesh.
Kur ajo ishte vetëm 14 vjeçare, anëtare e Çikagos, ndërtoi vetë aeroplanin e vet me motor.
Nëse kjo nuk ishte mjaft mbresëlënëse atëherë ajo fluturoi nëpër liqenin e Michiganit, duke u bërë personi më i ri për të fluturuar me avionin e saj.
E gjithë kjo asaj i mori dy vjet për ta përfunduar, dhe ajo këtë e dokumentoi në You Tube.
Ajo u diplomua në Akademinë e Matematikës dhe Shkencës në Illinois në vitin 2010 dhe u regjistrua në Institutin prestigjioz të Massachusetts’it të Teknologjisë.
Fillimisht ajo duhej të priste që të pranohej në shkollë, por profesorët Allen Haggerty dhe Earl Murman kur e panë videon mbetën të habitur.
Pas vetëm tre vjetësh në MIT ajo ka arritur mesataren më të lartë të mundshme të notave prej 5.0.
Tani po punon në doktoratën e saj në Universitetin e njohur botëror të Harvardit, me liri të plotë akademike dhe pa ndërhyrje nga stafi.
Edhe një herë ajo është vetëm 23 vjeç.
Çfarë është edhe më e shquar është se ajo nuk është më e interesuar në ndërtimin e avionëve, por e ka kthyer vëmendjen e saj në fizikë; domethënë në vrimat e zeza dhe si graviteti ndikon në hapësirë dhe në kohë.
Ajo posaçërisht dëshiron të studiojë ‘gravitetin kuantik’, ku do të përpiqet të kuptojë lidhjen midis gravitetit brenda kontekstit të fizikës kuantike.
Nëse kërkimi i saj rezulton i suksesshëm, zbulimet në këtë fushë mund të ndryshojnë mënyrën se si e kuptojmë universin.
Paterski regjistron të gjithë punën e saj në faqen e saj të internetit “Physics Girl”, por nëse ju jeni paksa xheloz nga arritjet e saj ajo ka disa fjalë të urta për ju.
Gjatë një interviste me Marie Claire më herët këtë vit ajo tha:
“Jini optimistë për atë që mendoni se mund të bëni”.
“Kur je i vogël, ti thua shumë gjëra për atë që do të bësh ose kur je më i vjetër – mendoj se është e rëndësishme të mos harrosh ato ëndrra”./Periskopi/