Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka treguar pse i ka hyrë garës për të parin e komunës.
Jashari tha se garës për të parin e Skenderajt nuk i hyri për inate të askujt, por për ta ndërtuar këtë vend ashtu siç e deshën babai i tij, Hamëz Jashari dhe axha i tij, komandanti Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e tjerë.
Ai e quan vendimin me të vështirë për të dhe familjen e tij, jo për faktin se cilat sfida e presin, porse duke pasur parasysh prej cilës familje vjen dhe a do të mund ta çoj deri në fund mandatin me nder dhe faqe të bardhë.
Por, tani kur ka nisur fushatën Jashari thotë se po e sheh entuziazmin e qytetarëve të Skenderajt për kandidimin e tij, fakt ky që po i jep atij vullnet dhe të drejtë në vendimin e tij.