Ish-kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimit kishte pasion romantik për të famshmit – dikur i kishte kërkuar aktores dhe aktivistes Angelina Jolie ta luante rolin e kurthimit në një tentim real për ta arrestuar lordin famëkeq botëror të drogës në Afrikë.
“Sunday Times of London” raporton se ish-kryeprokurori Luis Moreno Ocampo po ashtu kishte tentuar t’i rekrutonte yjet e filmave George Clooney dhe Sean Penn në fushatat e tij ndërkombëtare, transmeton Express.
Lajmi është bërë i ditur nga gjykata për ueb-sajtin francez Mediapart dhe i njëjti u publikua në gazetën britanike.
Moreno iu qas Jolies rreth pesë vjet më parë dhe madje kishte tentuar ta fuste edhe burrin e saj, Brad Pitt në komplotin për ta arrestuar lordin e drogës nga Uganda, Joseph Koney, në Republinë e Afrikës Qendrore, aty ku edhe e kishte bazën.
“Harroji të famshmit e tjerë, ajo është e duhura”, kishte shkruar Moreno Ocampo në një email. “Ajo e adhuron arrestimin e Kony. Ajo është e gatshme. Mbase edhe Brad do të vijë”.
Moreno kishte dashur ta dërgonte Jolien dhe mbase Pittin me forcat speciale amerikane pranë bastionit të Konyit, sipas kësaj gazete.
Në një rast, Jolie i shkroi Morenos: “Brad po e përkrah këtë. Të diskutojmë rreth logjistikave. Shumë dashuri”.
Moreno kishte pohuar se Jolie i kishte sugjeruar atij se do të mund ta joshte Kony për të darkuar si kurth për ta arrestuar.
Moreno ishte i fiksuar pas Jolie. Prokurori, i cili fitoi vetëm një rast gjatë nëntë viteve në gjykatë, përfundimisht u tregua edhe më i pasuksesshëm me Jolie.
Në një moment, ai i kishte dërguar Angelinas një mesazh, ku kishte thënë: “E dashura Angie, shpresoj të jesh mirë. Më mungon”. Ky mesazh i tij nuk mori përgjigje.
E, kur e kishte kuptuar se Jolie ishte sëmurë, ia kishte dërguar një mesazh asistentit të saj, duke e pranuar: “E kam kuptuar sa shumë e dua.”.
Ndihmësi i Jolie ishte përgjigjur duke i thënë se Jolie e ka ndërruar email adresën.