Fushata elektorale tanimë nga nesër hyn në javën e tretë të saj, por me një intensitet edhe më të lartë sa ato dy javët e kaluara.
Ajo që është vërejtur në këtë fushatë është se Ziadin Sela në shumë fjalime dhe paraqitje televizive është paraqitur si personi kyç që po e mbanë ende gjallë këtë qeveri sepse pa votat e tija Qeveria e Zaevit do shkon në “humnerë”.
Ditë më parë Ziadin Sela thumboi ashpër kreun e BDI-së Ali Ahmeti edhe atë nga Kërçova. Sela u bëri thirrje kërçovarëve që të mbështesin kandidatin e vetëm shqiptar në Kërçovë por pa përmendur se ai kandidat është nga rradhët e BDI-së.
Në fjalim ai gjithashtu e pyeti publikisht Ahmetin se nëse ky i fundit dëshiron unifikim të votës shqiptare, atëher pse nuk po e tërheqë kandidatin e BDI-së në Strugë, njejt sikurse Aleacna për Shqiptarët nuk nxorri kandidat në Kërçovë.
“Më lejoni këtu në Kërçovë, publikisht të apeloj dhe t’i jap mbështetje Fatmir Deharit që përsëri të zgjidhet kryetar komune. Por, gjithashtu do të më lejoni që publikisht ta pyes Ali Ahmetin se me çfarë porosi ai vjen në Strugë nëse unë erdha këtu në Kërçovë me mesazhin për bashkim”, tha Sela.
Ndërsa kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zgjedhur pikërisht Ladorishtën e Strugës që t’u përgjigjet flakë për flakë akuzave të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në adresë të Partisë për shkak të kandidaturës së Ramiz Merkos për postin e kryetarit të Strugës.
“Ziadinit i kam thënë: Në Strugë do matemi, do dalim në fushë të mejdanit, Dhe, këtë ia kam thënë para se të shpallen zgjedhjet!’- tha Ahmeti duke i rekomanduar kreut të Aleancës që të flasë me partitë e reja – le ta mbështesin.