Bosnja liron komandantin e akuzuar për krime lufte

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë ka liruar komandantin e luftës Naser Oriq, të cilin Serbia po e kërkon për krime kundër serbëve në zonat e Bratunacit dhe Srebrenicës.

Prokuroria e Bosnjës ka ngritur  aktakuzë kundër tij dhe Sabahudin Muhiq më 27 gusht të vitit 2015, raportojnë mediat boshnjake, transmeton Klan Kosova.

Ish-komandanti i Armatës së Srebrenicës, Naser Oriq, i cili konsiderohet hero i luftës atje dhe Serbia po e kërkon për krime lufte kundër serbëve, tha se drejtësia u përmbush pasi u lirua sot.

Bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë , kurse Oriq akuzohet për krime lufte në afërsi të Srebrenicës në vitin 1992, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme