Biznesmeni i fuqishëm shqiptar nën hetime (Foto)

Nisin hetimet në gjendje të lirë ndaj biznesmenit të njohur, i cili ushtron aktivitetin kryesisht në jug të vendit. Bëhet fjalë për gjirokastritin Hari Lena. Në ngarkim të tij iu referuan materialet Prokurorisë së Përmetit, një ditë më parë.

56-vjeçari nga Gjirokastra akuzohet se tek “Gryka e Këlcyrës” në Përmet, ka tentuar t’i ndryshoi drejtimin një burimi në shtratin e lumit Vjosë, duke ndërtuar një objekt pa leje, bëjnë me dije burime policore nga Komisariati i Përmetit, që kanë nisur hetimin pas një denoncimi.

Mësohet se fabrika e tij e ujit “Trebeshina” po zgjerohet në të dyja anët e Vjosës, duke sjellë tjetërsime në ekosistem dhe në rrjedhën e ujit. Bëhet e ditur se për ndërtimin ai nuk ka marrë leje, por pavarësisht kësaj ka nisur punimet.

Ndaj biznesmenit, rëndojnë akuzat për veprat penale: Shpërdorimi i tokës dhe ndërtimi i paligjshëm, parashikuar nga nenet 199 dhe 199/a të Kodit Penal.

Hari Lena është akuzuar publikisht në media dhe rrjetet sociale si personi i cili po “betonizon Vjosën”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme