Avokati Shala: Vdekjet në QKUK janë shkaktuar nga anestezioni

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, pronarit të kompanisë “Bubeari Komerc” nga Kaçaniku, Naser Guri. Ky i fundit dyshohet për prodhimin pa licencë të gazit oksidul (N20), si pasojë e të cilit dyshohet që tre persona humbën jetën në QKUK muajin e kaluar. E vendimin po e kundërshton pala mbrojtëse e Gurit. Për këtë çështje avokati mbrojtës, Muhamet Shala, ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit. Shala ka dhënë një tjetër version nga Prokuroria e Gjykata rreth vdekjeve në QKUK.

 

Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqiptimin e masës së paraburgimit prej një muaji për pronarin e kompanisë “Bubeari Komerc”, Naser Gurit, nuk po pajtohet pala mbrojtëse. Avokati i Gurit, Muahmet Shala, ka thënë të hënën për Express, se tashmë ka deponuar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore.

“Gjykata e ka marrë vendimin e saj, mbrojtja ka paraqitur ankesë, në të cilën Gjykata e Apelit do ta jap verdiktin e saj. Ankesa është bërë me kohë”, ka thënë Gashi, të hënën për Express.

Tutje ai ka shprehur bindjen, se Gazi Oksidul (N20), të cilin e prodhonte pa licencë klienti i tij, Naser Guri, nuk është shkaktar për vdekjet në QKUK, që ndodhën më 7 shtator të këtij viti.

Avokati, Muhamet Gashi, për këtë punë, fajin ia hedhë anestezionit.  Thotë se gazi oksidul në asnjë rrethanë nuk mund të ketë pasoja vdekjeprurëse duke dhënë kështu një version tjetër rreth rastit të vdekjeve tashmë të dyshimta në QKUK.

“Unë konsideroj se edhe në bazë të shpjegimeve që i ka dhënë i pandehuri, oksiduli nuk është i dëmshëm, dhe ai nuk mund të rezultojë me ato pasoja të dëmshme. Me keqardhje për viktimat, por unë jam i bindur ajo mund të rezultojë ose nga përdorimi i anestezionit apo nga diçka tjetër. Sipas bindjes sime në asnjë rrethanë nuk mund të qëndrojë vakti që ai gaz mund të jetë helmues dhe të shkaktoj lëndime vdekjeprurëse”, thotë avokati Gashi.

Tutje ai thotë se në ditën kritike kur vdiqën pacientët, në sallat e operimit në QKUK, ku kanë ndërruar jetë këta pacientë kanë qenë 5 praktikantë të pranishëm në sallë. Avokati Gashi thotë se analizat e obduksionit të viktimave si dhe analizat e gazit, do të tregojnë pafajësinë e klientit të tij, Naser Gashit.

“I pandehuri, Naser Guri e ka furnizuar vazhdimisht QKUK’në, Gjilanin e Gjakovën me të njëjtin gaz, dhe asnjëherë nuk ka ndodhë asnjë vdekje. Në të njëjtën ditë kur ka ndodhë në pesë salla në QKUK, ka pasë operime, dhe ky rast ka ndodhur vetëm në Kirurgji. Në Kirurgji atë ditë ka qenë 5 mjekë praktikant, që kanë qenë në sallë. Kështu që nuk dihet se a mund të jetë kjo rezultat i saj apo jo”, tregon pala mbrojtëse.
Muhamet Gashi, thotë se prodhimi i gazit pa licencë nga ana e klientit të tij, Naser Gurit, i cili është pronar i kompanisë’ Bubeari Komerce”, e cila e furnizonte me oksidul QKUK’në, mund të gjykohet vetëm si vepër për kundërvajtje.

“Sipas bindjes sime në asnjë rrethanë nuk mund të qëndrojë fakti që ai gaz mund të jetë helmues dhe të shkaktoj lëndime vdekjeprurëse. Ajo që është prodhuar gazi pa licencë mund të jetë një kundërvajtje e tina”, ka përfunduar, pala mbrojtëse e Naser Gurit.
E Gjykata Themelore ne Prishtinë, me kërkesë të prokurorisë, sot i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji, Naser Gashit, pronar i kompanisë Bubeari Coemrce’, nga Kaçaniku si i dyshuar për prodhimin pa licencë të Gazit Oksidul (N20), me të cilin furnizojë QKUK’ja e si apsojë e të cilit në bazë të dyshimeve të para tre persona, pacient në QKUK, kanë ndërruar jetë.

Prokuroria e shtetit, ende është duke i vazhduar hetimet për këtë çështje. Ndërkohë që Mjekësia Ligjore ende nuk ka dal me raport të autopsisë për tre pacientët. IML, pritet që këtë javë raportin t’ia dorëzojë prokurorisë së shtetit./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme