Hetuesit besojnë se e dinë pse Paddock e kreu masakrën në Las Vegas

Sulmuesi i Las Vegasit, Stephen Paddock, ka mundësi të ketë vuajtur nga një sëmundje e rëndë mendore, sipas burimeve të afërta me hetimin policor.

 

Hetuesit e FBI-së i kanë marrë në pyetje qindra njerëz gjatë javës së fundit dhe kanë gjetur se Paddock, kumarxhi i madh, kishte probleme të lidhej me njerëz, raporton “Independent”, përcjell Express.

Ata besojnë se ai ishte  person i ftohtë dhe se kishte vështirësi të krijonte dhe ruante marrëdhënie kuptimplota me njerëz.

Oficerët kanë gjetur tableta “Valium” në dhomën e katit të 32-të në hotelin “Mandalay Bay”, ku ai u gjet i vdekur pas sulmit. Ky ilaç përdoret për të trajtuar një numër sëmundjesh mendore, nga ankthi te sulmet e panikut.

Policia ende nuk ka mundur t’i gjejë motivet e sulmit, i cili la 58 persona të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur. Paddock hapi zjarr nga dhoma e hotelit mbi turmën e njerëzve në një koncert muzikor.

Oficerët kanë kryer hetime për të gjetur nëse ai kishte lidhje me grupet radikale apo nëse ishte nxitur nga ndonjë ideologji specifike për ta kryer sulmin.

Por, deri tash ata kanë dështuar të gjejnë dëshmi konkrete për sulmin, përkundër faktit se i kanë ndjekur 1.000 pista, sipas këtij burimi, raporton ABC News.

Përveç besimit se Paddock ka mundësi të ketë vuajtur nga një sëmundje e rëndë mendore, policia ende nuk ka gjetur ndonjë motiv të qartë. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme