“Kjo ishte një periudhë kur Kroacia dhe Serbia filluan bashkëpunimin dhe u përpoqën të prishin rrjetet kriminale, por klima politike rikthimi në vitet e fundit dhe niveli i mosbesimit është rritur mes Zagrebit dhe Beogradit, kur është fjala për çështjet e luftës kundër krimit. Kjo vazhdon të jetë një mundësi për organizatat kriminale”, ka thënë për ‘Blic’, gazetari anglez, Misha Glenny, i cili është i njohur edhe me situatën në Ballkan dhe një ekspert mbi krimin e organizuar.
Sa i përket çështjes së Kosovës, ai ka thënë se BE-ja e trajton si vend të veçantë, transmeton lajmi.net.
“ Respektimin e të drejtave të njeriut në mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës duhet ta zgjidhin përfaqësuesit e zgjedhur nga BE-ja në Kosovë sepse pozita dominuese në BE (Gjermania, Franca) e trajton Kosovën si shtet të veçantë. Në këtë kuptim ajo që ndodh në Kosovë nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në pozicioni e BE-së ndaj Serbisë. Megjithatë, është krejtësisht e qartë se Gjermania me mbështetjen e shumicës në BE ka vendosur që Serbia duhet të bie dakord për njohje ndaj Kosovës si shtet i pavarur para se ta pranoj në BE”, është shprehur Glenn.
Ai ka theksuar se Serbia duhet ta kuptoj se është shkëputur nga Kosova./Lajmi.net/