Tashmë ka nisur parada e parë e Krenarisë në Kosovë nga komuniteti LGBTI. Parada me moton “Në emër të Dashnisë” është duke u zhvilluar në sheshin kryesor të Prishtinës, përveç pjesëtareve të komunitetit si dhe përkrahësve në këtë tubim po marrin pjesë edhe fytyra publike përfshirë politikanët.
Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha është pjesëmarrëse në paradë, po ashtu i pranishëm është parë edhe Petrit Selimi.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka njoftuar se për shkak të agjendës së ngjeshur nuk do të marrë pjesë në paradë./Gazeta Express.