Hoxhaj: Parakusht për pajtim në Ballkan, njohja ndërshtetërore Kosovë – Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në hapjen e zyrës së RYCO-së në Prishtinë, ka thënë se parakusht për pajtim në Ballkan është njohja ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj ka theksuar se më në fund të rinjtë po e marrin rolin që iu takon në procesin për pajtim dhe bashkëpunim rajonal. Megjithatë, Hoxhaj ka thënë se nuk mund të ketë pajtim ndërshoqëror nëse shteti i cili ka qenë burim i konfliktit nuk e ndryshon agjendën që e ka shkaktuar atë konflikt.

Ai ka theksuar se parakusht themelor për pajtimin në Ballkan është njohja ndërshtetërore Kosovë Serbi.

“Sot u hap zyra e RYCO-së në Kosovë. Një kënaqësi e vërtetë të shohësh së si të rinjtë e Kosovës, bashkërisht me të rinjtë e vendeve të rajonit, tashmë po marrin rolin e tyre në bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Kosovës do ta mbështesë në çdo hap zyrën e RYCO-së në Prishtinë dhe zyrën qendrore në Tiranë, në funksion të ecjes së sigurt drejt integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor, por parakushti themelor për pajtim në Ballkan është njohja ndër-shtetërore Kosovë – Serbi”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme